Vizitë nga Dalip Gashin – Neofilms


Dje pata nderin të mirëpres mikun tim të dashur Dalip Gashin nga Neofilms, i cili erdhi posaçërisht nga Kosova për të na vizituar në Kërçovë.
Kjo vizitë u bë edhe më e veçantë falë prezencës së ambasadorit Rexhep Demiri, Afrim Memetit dhe Veton Ziberit, të cilët e nderuan këtë takim me praninë e tyre.
Dalipi na prezantoi me përkushtim punën e tij të palodhshme në Neofilms, duke ndarë me ne projektet e mëdha që janë në zhvillim, mbështetjen që ofron për artin dhe kulturën, si dhe sfidat me të cilat përballet në këtë rrugëtim krijues.
E vlerësoj jashtëzakonisht lart gatishmërinë e tij për të ndarë kohën, për të bërë këtë udhëtim deri në Kërçovë dhe për të na nderuar me praninë e tij.
Për këtë arsye, i shpreh publikisht falënderimet e mia të sinqerta Dalipit, duke e konsideruar këtë vizitë si një shenjë miqësie dhe respekti të madh.

Komentet janë të ndaluara.