Florim Useini
Unifikues, Aktivist dhe Lobist i Bizneseve Shqiptare në Diasporë
Florim Useini lindi në janar të vitit 1987 në Premkë të Kërçovës, në Maqedoninë e Veriut. Që në rini, ai u shqua për angazhimin e tij në fusha të ndryshme si kultura, sporti dhe aktivitetet fetare. Përveç shkollimit të mesëm, ai nisi të kontribuojë në art dhe letërsi, duke botuar në vitin e tretë të shkollës së mesme veprën e tij të parë poetike, “Pamje nëpërmjet Grillave”. Po atë vit, ai hapi ekspozitën e tij të parë në Kërçovë me tematikë të ngjashme.
Studimet e tij i vazhdoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës me korrespondencë, ndërkohë që punonte dhe angazhohej në aktivitete të ndryshme. Në vitin 2008, ai kreu shërbimin ushtarak vullnetarisht dhe më pas, në vitin 2009, emigroi në Zvicër. Me arritjen e tij në këtë vend, Florimi u angazhua menjëherë në punë dhe aktivitete komunitare. Fillimisht, ai u bë pjesë e Shoqatës Kulturore “Kërçova” në Zvicër, ku nga viti 2012 deri në 2016 shërbeu si nënkryetar, duke sjellë një frymë të re dhe duke rritur ndjeshëm aktivitetin e shoqatës.
Për shkak të angazhimeve të shumta dhe dinamikës së jetës, ai ndërpreu studimet në vitin 2009 dhe u fokusua në kurse të ndryshme të gjuhës dhe biznesit në Zvicër. Në vitin 2012, botoi veprën e tij të dytë poetike, “Truri Pist”, e cila pati një ndikim të madh, veçanërisht në diasporë.
Florim Useini është një ndër aktivistët më të spikatur në Zvicër, me kontribute të rëndësishme në një sërë organizatash, përfshirë:


- Shoqata Kulturore "Kërçova" Zvicër
- Quartier Höfli Ebikon
- Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër
- Lobit Shqiptar Euroatlantik për Zvicër
- Kuvendi Shqiptar në Zvicër
- Xhamia "Drita" Luzern
- Islamische Gemeinde Luzern
- Themelues i Qendrës për Kulturë dhe Integrim në Zvicrën Qendrore
- Fondacioni Albania
- Lidhja e Shqiptarëve të Maqedonisë
- Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore.
- Rrjetit të Miqësisë
Një kontribut të veçantë ka dhënë edhe si Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, ku nën udhëheqjen e tij u themelua një shoqëri aksionare me 20 aksionarë, të cilët investuan bashkërisht në sektorin e patundshmërisë. Për këtë angazhim, Florimi sot mban titullin e “Kryetarit të Nderit” të rrjetit.
Ai është gjithashtu një nga themeluesit e “Rrjetit të Miqësisë”, një iniciativë që synon afrimin dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe shoqatave të ndryshme. Gjatë viteve, ai ka bashkëpunuar me organizata të shumta si FABIA Luzern, Policia Kantonale si “Brückenbauer Polizei”, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Unioni i Bizneseve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Fondi Humanitar i këtij rajoni, Shoqata “Bashkimi” Uster dhe Shkolla Shqipe në diasporë.
Florimi njihet për vizionin e tij afatgjatë dhe largpamës për kombin shqiptar. Ai ka një rrjet të gjerë njohjesh dhe bashkëpunimesh në mbarë botën, duke krijuar ura lidhëse mes individëve, bizneseve dhe organizatave. Në mënyrë spontane, ai organizon takime dhe neja me personalitete dhe filantropë të shquar shqiptarë.

Biografia në pika të shkurta
Fillimi i rrugëtimit
Florim Useini lindi në janar 1987 në Premkë të Kërçovës, në një familje shqiptare me vlera të forta kombëtare.
Hapat e parë në art dhe letërsi
Gjatë shkollës së mesme botoi veprën e tij të parë poetike dhe hapi ekspozitën e parë artistike në Kërçovë.
Përgjegjësi dhe disiplinë
Kreu shërbimin ushtarak vullnetarisht, duke forcuar ndjenjën e përgjegjësisë qytetare.
Një kapitull i ri jetësor
Emigroi në Zvicër, ku nisi menjëherë angazhimin profesional dhe komunitar në diasporë.
Zë i fuqishëm i diasporës
Publikoi librin “Truri Pist”, i cili pati ndikim të gjerë në komunitetin shqiptar jashtë atdheut.
Frymë e re organizative
Shërbeu si nënkryetar, duke rritur ndjeshëm aktivitetin dhe ndikimin e shoqatës në Zvicër.
Ndërtimi i rrjeteve shqiptare
U përfshi në themelimin e disa organizatave kulturore, shoqërore dhe integruese në Zvicrën Qendrore.
Bashkim përmes ekonomisë
U zgjodh Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, duke forcuar bashkëpunimin mes sipërmarrësve.
Biznes me vizion kolektiv
Nën udhëheqjen e tij u themelua një shoqëri aksionare me 20 aksionarë në sektorin e patundshmërisë.
Vlerësim për kontributin
Pas përfundimit të mandatit, u nderua me titullin “Kryetar Nderi” për kontributin e tij afatgjatë.
Bota e lobimit & ndërmarrësisë
Aktivizimi në drejtime të ndryshme biznesore në Diasporë dhe krijimi i urave të reja të bashkpunimit.





