Angazhimi kulturor dhe shoqëror

Që nga rinia, kam qenë pjesë e aktiviteteve rinore e kulturore, dhe pas migrimit në Zvicër, ky angazhim mori përmasa edhe më të mëdha. Fillimisht, u bëra pjesë e Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër, ku gjatë viteve 2013–2016 shërbeva si nënkryetar, duke kontribuar në gjallërimin dhe rritjen e aktiviteteve të saj. Paralelisht, u angazhova edhe në Shoqatën Quartier Höfli në Ebikon, ku krijova ura bashkëpunimi me komunitetin lokal zviceran.

“Në vitin 2018 themelova Qendrën për Kulturë dhe Integrim në Zvicrën Qendrore, të cilën e udhëhoqa për një mandat si kryetar. Qëllimi i saj ishte i qartë: të promovojë kulturën shqiptare dhe të ndihmojë integrimin e komunitetit përmes aktiviteteve konkrete. Gjatë kësaj periudhe fitova një përvojë të vlefshme në bashkëpunim me institucionet komunale dhe kantonale, si dhe në projekte të përbashkëta me Policinë e vendit dhe organizatën Fabia Luzern.”

Në të njëjtën kohë, u bëra pjesë e Lobit Euroatlantik Shqiptar, fillimisht si mbështetës që në takimin e parë dhe më vonë si një nga iniciuesit e degës në Zvicër, ku kam shërbyer si kryetar. Gjithashtu, kam qenë pjesë e themelimit të Fondacionit Albana dhe i Lidhjes së Shqiptarëve të Maqedonisë. Poashtu për një mandat kam shërbyer si sekretar dhe arkatar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër. Më vonë pjesë e themelimit të Rrjetit të Miqësisë dhe kryetar i sajë nga 04.05.2021 deri 31.03.2024.

Puna ime kulturore është shtrirë edhe në mbështetje të aktiviteteve madhore si Kuvendi Shqiptar në Zvicër, në qendrën për kulturë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih duke përfaqësuar shoqatën Kërçova dhe shoqata të tjera si Bashkimi – Uster, degët e Lobeve në shtetet tjera, Oda Kërçovare në Zvicër, etj.

Një tjetër gur themeli në rrugëtimin tim ishte Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, ku nga 29 shkurt 2020 deri më 29 shkurt 2024 shërbeva si kryetar. Mandati im si kryetar përfundoi më 2024, ndërsa kontributi im u vlerësua me titullin Kryetar Nderi. Në maj të vitit 2019, u bëra pjesë e themelimit të Union Invest AG, një shoqëri aksionare ku jam gjithashtu aksionar.

Të gjitha këto angazhime tregojnë se për mua kultura nuk është vetëm ruajtje e traditës, por edhe një mjet i fuqishëm për integrim, zhvillim dhe bashkim kombëtar. Përmes saj, kam synuar gjithmonë të forcoj identitetin shqiptar dhe ta paraqes atë si një vlerë të shtuar në shoqërinë ku jetojmë.